Univers City

Univers City, model suksesi në mënyrën e ndërtimit të një kompleksi

Tashmë në Tiranë krahas ndërtimeve të shumta tregu ofron edhe komplekse që po ndërtohen duke pasur në fokus familjen dhe nevojat e jetës së përditshme. Këto komplekse po zhvillohen në periferi, por njëkohësisht shumë pranë qendrës së qytetit dhe vlera e tyre, bazuar në shumë faktorë të rëndësishëm të konceptimit, kanë sjellë rritje të vlerës së pronës nga viti në vit.

Univers City, shembull i një qyteti brenda qytetit, i cili në përfundimin e tij do të mirëpresë rreth 16.000 banorë, ka pasur një kërkesë shumë të lartë për investim. Në 3 vite që nga nisja e ndërtimit është shitur pothuajse 90% e projektit. Kjo kërkesë lidhet  drejtpërdrejtë me të gjitha facilitetet që kompleksi ofron, njësitë e shumta të shërbimit për të cilat tashmë ka një interes të shtuar për t’i blerë si një investim afatgjatë dhe i sigurt,  lokacionin dhe çmimet, që janë shumë të favorshëm krahasuar me gjithçka ky projekt ofron.

Projektuar duke patur në fokus familjen, në Univers City janë krijuar hapësirat e dedikuara për të gjitha moshat. Për herë të parë në një kompleks rezidencial janë konceptuar 10.000 m2 park dhe po kaq sipërfaqe e gjelbëruar, rreth 5500 m2 fusha sportive dhe 95.000 m2 sipërfaqe nëntokësore për parkim. Parku i Univers City është parku i dytë më i madh në Tiranë për nga sipërfaqja, pas atij të Liqenit Artificial. Gjithashtu si vlerë e shtuar e projektit janë edhe shkolla dhe kopështi publik.

 

Univers City është një model i të projektuarit ku brenda tij ka përfshirë kërkesat dhe tendencat e kohës duke u ofruar si një paketë dhe mundësi investimi edhe për familjet me më pak mundësi ekonomike.

ATY KU NIS RRUGËTIMI I FAMILJES!

Vizito rrjetet tona sociale për të mos humbur ofertat tona të fundit