Univers City

Univers City, vendndodhje ideale pranë kryeqytetit dhe akses të shpejtë drejt detit

Të largohesh nga vapa për të gjetur qetësi dhe freski buzë detit është dëshira më e madhe në këto ditë vere. Por ndodh shpesh, që angazhimet e përditshmërisë nuk mundësojnë pushime të gjata, duke ja lënë vendin “arratisjeve” ditore. E në këto shkëputje, ajo që më së shumti të gjithë ne duam të evitojmë, janë qëndrimet për një kohë të gjatë në makinë. Të banuarit sa më pranë destinacioneve turistike është alternativa më e mirë.

Gjiri i Lalzit, Plazhi i Hamallajt apo Kepi i Rodonit janë disa nga destinacionet më të kërkuara për banorët e kryeqytetit në këtë sezon veror, ku tashmë këto destinacione bëhen më të arritshme nga Univers City, “qyteti më i ri” që ka filluar të marrë jetë.

Falë pozicionit të vetë projektit dhe aksesit direkt në rrugët nacionale, banorëve të Univers City  nuk do ju duhet shumë kohë për të shijuar detin. Në më pak se 30 minuta, “arratisjet” ditore do të kthehen në relaksin e shumë dëshiruar. Kaq pranë dhe kaq lehtë.

ATY KU NIS RRUGËTIMI I FAMILJES!

Vizito rrjetet tona sociale për të mos humbur ofertat tona të fundit