Pyetjet më të shpeshta
Univers City
Kur mbaron ndërtimi i Univers City?
Objektet 3-4 do të përfundojnë së ndërtuari dhe do të jenë gati në vitin 2024.
Sa i sigurtë është Univers City?
Siguria juaj është prioriteti ynë. Kompleksi rezidencial është i mirëorganizuar për të ofruar një administrim të rregullt dhe sistem security 24/7.
A është Univers City pet friendly?
Po! Univers City është kompleksi që ofron kushtet perfekte për katërputroshat. Hapësirat e gjelbëra, parqet dhe sistemi rrugor i brendshëm krijojnë vendin ideal për xhirot e mëngjesit dhe të pasdites të sigurta për të gjithë, përfshirë këtu edhe për miqtë me katër putra.
A ka duplex në UC?
Momentalisht nuk kemi njësi duplex, por në varësi të kërkesava të klientëve mund të jetë e mundur organizimi.
A mund të marr shtëpi ose ambiente me qira në Univers City?
Aktualisht, tek objektet e para që po ndërtohen do të ketë ambiente për njësi shërbimi, të cilat do të jepen me qira.
Sa afër janë shkollat dhe kopshtet publike në zonën e UC?
Brenda Univers City-t do të gjeni kopësht dhe shkollë publike, fare pranë shtëpisë tuaj.
Sa nivele parkimi dhe sa vendparkime ka në Univers City?
Objekti 3 dhe 4 i kompleksit përmbajnë nga një nivel parkimi në katin -1. Në total, në Univers City ndodhen 109 poste parkimi.
A përfitoj kredi me interes më të butë nëse dua të blej një shtëpi në Univers City?
Univers City ka lidhur marrëveshje me banka të niveleve të dyta. Përmes tyre, qytetarët që duan të blejnë një shtëpi në Univers City do të mund të përfitojnë norma interesi preferenciale.
Nuk kam makinë personale. A kam opsione të tjera se si mund të lëviz nga Univers City drejt Tiranës?
Ne kemi menduar për të gjithë. Univers City ka një linjë urbani që e lidh atë direkt me qendrën e Tiranës dhe me qendrën tregtare QTU.