Univers City

Një apartament ekologjik? Ja si ta arredojmë.

Në kohët që po jetojmë të qenit ekologjik ka marrë gjithnjë dhe më shumë vëmendje. Jo vetëm në ambientin që na rrethon por edhe brenda mureve të shtëpisë. Ja si ta kthejmë një apartament në ekologjik.  

Si fillim le ta nisim nga arredimi i dhomës së ndenjes. Për të bërë këtë ndryshim ka vetëm një rregull: qëndro në origjinalitetin e tij duke ruajtur autenticitetin e apartamentit.

Dhoma e ndenjes duhet të mobilohet në mënyrë të tillë që të mos bllokojë dritën e diellit të hyjë nga dritaret. Gjithashtu, boja e përdorur për muret dhe tavanin duhet të jetë jo-toksike për ambientin. Bojërat jo-toksike që përdoren në këto arredime kanë disa avantazhe pasi si fillim largojnë kimikatet nga ambienti ku jetojmë, veçanërisht për ata persona që vuajnë nga alergjitë apo kanë ndjeshmëri të lartë ndaj materialeve kimike. Në këtë mënyrë jo vetë i japim pamjen që dëshirojmë ambientit ku jetojmë por edhe mbrojmë planetin pasi janë më të thjeshta për t’u shpërbërë në natyrë.

Në momentin që lejojmë dritën të hyjë në apartament, ne nuk harxhojmë shumë energji elektrike, por në të njëjtën kohë krijojmë një hapësirë më të madhe në dhomën e ndenjes. Këtë hapësirë e ndihmon edhe lyerja e mureve me një bojë të bardhë ose ngjyrë të hapur, duke i dhënë dritë dhe ngrohtësi ambientit.

Dyshemeja e dhomës mund të shtrohet me parket bamboo, i cili përveç se është një material ekologjik ka dhe shumë avantazhe të tjera si rezistencë të lartë, përzgjedhje të gjerë ngjyrash dhe lehtësi në pastrim. Ky parket do të shkonte shumë edhe me një tapet prej një materiali organik të papërpunuar me kimikate por me ngjyra të hapura.

Mobiljet mund të jenë të përdorura, që gjenden lehtësisht në dyqanet e dorës së dytë, si një mënyrë për të qenë sa më shumë ekonomikë dhe për të ndihmuar industrinë e riciklimit. Megjithatë për ata që duan mobilje të reja sipas stilit që preferojnë, ekziston mundësia e dekorimit me mobilje të ndërtuara me materiale ekologjike si dru, bamboo, pambuk organik, materiale të ricikluara dhe shumë të tjera.

Dhe si përfundim ndriçimi i zgjedhur duhet të jetë LED kjo edhe për të kursyer energji.

Të gjitha këto detaje të ndërthurur bashkë do ta kthejnë shtëpinë tuaj në një shtëpi ekologjike dhe shumë të rehatshme për të jetuar dhe për të kaluar momente të bukura më familjen.

ATY KU NIS RRUGËTIMI I FAMILJES!

Vizito rrjetet tona sociale për të mos humbur ofertat tona të fundit