Univers City

Univers City, çdo shërbim brenda një kompleksi!

Qendrat e mëdha urbane gjithnjë dhe më shumë po vuajnë mbipopullimin dhe mbingarkesën që sjell jetesa në këto zona. Trafiku i rënduar apo ndotja akustike po orientojnë gjithnjë dhe më shumë drejt zgjedhjeve të cilat ndikojnë në përmirësimin e jetës.

Nëse jeni në dilemë për një ndryshim të nevojshëm në stilin e të jetuarit Univers City është zgjedhja ideale. Një kompleks me çdo shërbim brenda tij.

Fare pranë shtëpisë tënde, ti mund të gjesh shkollën, kopshtin, palestrën, supermarketin, qendrën shëndetësore apo njësi të tjera të nevojshme për përditshmërinë e gjithsecilit.

Jo vetëm kaq, por sipërfaqe të gjelbëruar, fusha sportive, parku më i madh i lojërave brenda një kompleksi rezidencial dhe sipërfaqe rekreative për argëtim do të plotësojnë të gjithë komponentët e një qyteti të vërtetë.

Pozicioni strategjik dhe shumë i aksesueshëm e bëjnë këtë investim më të prekshëm nga të gjithë. Duke pasur në qendër të vëmendjes jetesën me sa më shumë komoditete, Univers City vjen si një alternativë e re në kryeqytet. Një mundësi shumë e mirë për të gjithë ata që duan t’i japin familjes së tyre një jetesë sa më të bukur dhe të qetë. 

ATY KU NIS RRUGËTIMI I FAMILJES!

Vizito rrjetet tona sociale për të mos humbur ofertat tona të fundit