Parkimet në rrugë janë e shkuara!
Eleminimi i kaosit urban me parkimet në rrugë përkthehet në cilësi më të lartë jetese. Ky është standardi i ri që po sjell Univers City. I projektuar duke patur në mendje familjen dhe socializimin komunitar, në Univers City asgjë nuk i është lënë rastësisë, duke krijuar hapësirat e dedikuara si për lëvizjen e këmbësorëve ashtu edhe të makinave. Për herë të parë në një kompleks rezidencial i cili do të strehojë rreth 16 mijë banorë, vendet e parkimeve në rrugë do i dedikohen këmbësorëve.
Tashmë të zotëruarit e një vendparkimi nuk është më luks, por një domosdoshmëri e kohës, e cila ofron siguri të mjetit, komoditet, kohë të kursyer si dhe një investim të zgjuar. Me rritjen e kërkesave të vazhdueshme për vende parkimi, të zotëruarit e një ose më shumë, do të sillte jo vetëm më pak stres për zotëruesin e automjetin, por edhe përfitime financiare nga kursimi i qirasë mujore apo dhënia me qira. Vitet e fundit krahas rritjes së çmimeve për apartamente, edhe vlera për vende parkimi ka pësuar rritje. Në zonën periferike të Tiranës, qiratë për parkimet arrijnë deri në 60 € në muaj.
Në Univers City, krahas hapësirave të dedikuara për këmbësorët, një vëmendje e veçantë i është dedikuar edhe hapësirave rekreative dhe atyre të gjelbra, korsisë së biçikletave si dhe pistës së vrapimit.