Univers City

“Univers City”, gjithçka që keni kërkuar për shtëpinë tuaj gjendet brenda një kompleksi të vetëm

Univers City është qyteza më e re që po ndërtohet në Tiranë. Vendndodhja e kësaj qyteze është e atillë që të lejon të jesh si pranë shërbimeve kryesore, por edhe po aq në distancë nga zhurma dhe kaosi i zakonshëm i metropolit.

Kompleksi ndodhet vetëm 2 minuta nga qendra tregtare QTU dhe në një distancë prej 10 minuta nga Sheshi “Skënderbej”. Lehtësisht i aksesueshëm nga çdo drejtim, me transport të vazhdueshëm Qendër – QTU – Univers City.

Ky kompleks rezidencial është konceptuar si një qendër e re urbane, duke mbajtur në vëmendje cilësinë e jetesës dhe aktivitetin ditor të çdonjërit prej nesh. Univers City është i organizuar në ndërtesa të shumëllojshme me infrastrukturë bashkëkohore, me 7, 8 apo 9 kate, që i përputhen kërkesave të çdo blerësi. Një jetesë e thjeshtë dhe e shëndetshme arrihet më së miri në këtë mini-univers, ku brenda pak hapash gjeni parqe të gjelbra me hapësira për shëtitje, kënde lojërash, kënde sportive, shkollë e kopsht publik, njësi të ndryshme shërbimi, si brenda kompleksit apo edhe tek QTU, që ndodhet fare pranë.

Univers City është i ideuar për të qenë një qytet më vete, një Univers i ri; aty do të gjeni një infrastrukturë rrugore të mirëplanifikuar. Korsitë e dedikuara për biçikleta dhe vrapim në natyrë i japin frymë kompleksit, larg kaosit të kryeqytetit. Në konceptimin e tij nuk është lënë jashtë vëmendjes parkimi, duke zgjidhur në këtë mënyrë një problem jo të vogël për këdo.

 

E gjithë rezidenca ka standarde të larta ndërtimi, me izolim akustik dhe struktura antisizmike që ofrojnë mbrojtje maksimale.

Univers City do të bëhet lagjia me më tepër hapësirë në Shqipëri, po ta shtrojmë në rrafshin hapësirë/ banorë, duke shërbyer si një katalizator zhvillimi ekonomik për Tiranën, po ashtu edhe për Kamzën.

Cilësia e jetesës dhe mirëqenia për këdo që zgjedh të jetojë në Univers City është parësore, ndaj në emër të saj janë dedikuar:

10,500 m2 Sipërfaqe të gjelbëruara,

14,500 m2 Sipërfaqe rekreative,

5,500 m2 Sipërfaqe për park lojërash dhe kënde sportive,

Duke i dhënë Univers City-t statusin e një parku të mirëfilltë qytetas, më i madhi pas parkut të Liqenit Artificial.

Çmimet e një shtëpie në këtë kompleks janë të favorshme dhe të arritshme për këdo, falë mundësisë së blerjes me kredi pa kolateral që Univers City ofron, duke filluar nga 99 euro në muaj.

Gjithçka që keni kërkuar deri më tani në një shtëpi ndodhet në këtë kompleks rezidencial, që është mbi të gjitha edhe një mundësi e mirë investimi për të ardhmen, ndaj në të gjitha kuptimet, është rasti më i volitshëm për të bërë tuajën një banesë në “Univers City” – Aty ku nis rrugëtimi i familjes!

ATY KU NIS RRUGËTIMI I FAMILJES!

Vizito rrjetet tona sociale për të mos humbur ofertat tona të fundit