Univers City

Veranda për mbrëmjet me familjen e miqtë, recetë për sukses

Ribashkimet familjare është koha kur të gjithë brezat bashkohen. Është koha kur ndahen historitë e kujtimet mes brezave si një mënyrë për të ruajtur historinë e familjes suaj dhe për ta ndarë atë me brezat e rinj.

Dëshironi të kaloni një mbrëmje të lumtur familjare?

Të zhytur në gjelbërim, veranda e apartamentit tuaj është hapësira ideale ku mund jo vetëm të pushoni, por edhe të organizoni një darkë të familjes, një aperitiv me miqtë apo të jetoni momentin e shënuar të ndërrimit të viteve. Veranda mund të jetë edhe vendi i duhur ku mund të organizoni ditëlindjet e fëmijëve tuaj, duke krijuar kujtime të bukura vit pas viti.

 

Kalimi i kohës me miqtë dhe familjen sipas psikologëve është i rëndësishëm edhe për shëndetin mendor dhe emocional dhe të kesh një hapësire në natyrë është një avantazh veçanërisht në ditët e ngrohta. Kur moti është i mirë, do të zgjidhnit të uleni jashtë apo të qëndroni brenda?

 

Të qenit në shoqërinë e familjes apo të miqve, shijimi i ushqimit dhe i motit në një ambient të jashtëm si kopshti apo veranda e apartamentit tuaj është një mënyrë e shkëlqyeshme për të larguar lodhjen e ditës dhe stresin e javës. Në verandën tuaj ju mund të krijoni një atmosferë të ngrohtë sociale për kalimin e kohës me miqtë dhe familjen.

ATY KU NIS RRUGËTIMI I FAMILJES!

Vizito rrjetet tona sociale për të mos humbur ofertat tona të fundit