Univers City

Një “kopsht” në apartamentin tuaj! Pse jo?

Nëse jetoni në një apartament dhe dëshira juaj është të keni një kopsht të vogël, ne jemi këtu. Le ta dekorojmë bashkë ballkonin tuaj siç e keni imagjinuar dhe ta kthejmë atë në një ambient të gjelbëruar dhe relaksues.

Sa më shumë dritë!

Ngjyrat e bardha krijojnë iluzionin e një sipërfaqeje më të madhe dhe përdorimi i tyre është i rekomanduar në hapësira të vogla. Zgjidhni të keni mobilie me këtë ngjyrë, por nëse e bardha nuk është e preferuara juaj, atëherë opsion janë ngjyrat e hapura.

Sa më thjeshtë!

Shmangni përdorimin e shumë mobilieve. Krijoni hapësira të lira dhe mos qëndroni me idenë për ta mbushur me gjithçka. Jepini një pamje sa më minimale kopshtit tuaj. Zgjidhni lule me ngjyra dhe bimësi të ndryshme të cilat duhet jenë mbizotëruese.

Përdorimi i rafteve!

Përdorimi i rafteve ju ndihmon të krijoni më shumë hapësirë për të vendosur objekte të ndryshme në dekorin që do ketë ballkoni i apartamentit. Vazo me lule ose aksesorë të tjerë do qëndrojnë pa krijuar rrëmujë. Duke përdorur raftet mund të jeni më të organizuar dhe të ruani hapësira të lira që sado i vogël të jetë ballkoni i shtëpisë, të duket një kopsht i vërtetë.

Pllaka me motive!

Një ambient i vogël i shtruar me pllaka me motive është ideali për kopshtin që duam të ndërtojmë. Ato jo vetëm që i japin ngjyra dhe një pamje të bukur vizuale, por përçojnë edhe idenë e një sipërfaqeje më të madhe.

Vetëm me 4 hapa, ju do të keni një hapësirë të veçantë për t’u çlodhur duke i shtuar akoma më shumë vlerë pronës suaj. Ambienti i duhur për t’u mbledhur me familjen ose miqtë dhe për të shijuar momente të bukura bashkë. Ky ballkon do të jetë thjesht një pasuri e paçmuar.

ATY KU NIS RRUGËTIMI I FAMILJES!

Vizito rrjetet tona sociale për të mos humbur ofertat tona të fundit