Univers City

Sukses i paparashikuar i “Univers City”

Shënohet rekord i shitjeve, 500 njësi në 100 ditë

500 njësi të shitura në 100 ditë. Ky është rekordi i shitjeve vendosur së fundmi në projektin më të ri të banimit që po ndërtohet në Tiranë, “Univers City”.

Duket se kërkesa e etur e klientëve për të pasur një jetë me sa më shumë lehtësira,  ka orientuar edhe dëshirën për të jetuar në një kompleks banimi. Çdo gjë e projektuar pranë shtëpisë, duke bërë të mundur kufizimin e përdorimit të makinës për të plotësuar një sërë nevojash të përditshmërisë.

“Univers City” dëshmoi që di të jetë në një hap me kërkesat dhe nevojat e kohës. Një hap përpara me formën se si tashmë qendrat e banimit ndërtohen, duke ofruar atë çfarë i mungonte tregut në vend. Një qytet brenda qytetit me të gjitha shërbimet dhe lehtësirat e nevojshme.

Nuk ka kaluar shumë kohë nga prezantimi dhe fillimi i punimeve në projekt dhe çdo njësi banimi apo shërbimi është shitur menjëherë. Gjë që tregon se është një sukses i vërtetë. Pozicionuar në një pikë me akses në shumë rrugë urbane dhe interurbane, me hapësira publike të bollshme, me gjelbërim dhe çdo gjë të nevojshme për një jetesë sa më komode larg nga përditshmëria e zhurmshme. Projekti më i ri, konkurron bindshëm si një risi duke sjellë 10,500 m2 sipërfaqe të gjelbëruara, 14,500 msipërfaqe rekreative, 5,500 m2 sipërfaqe për park lojërash dhe kënde sportive.

Ndërtuar mbi një raport shumë të mirë çmim – cilësi – eksperiencë klienti, koncepti i “Univers City” vendos në qendër klientin. Jo vetëm nevojat e tij të rëndësishme ( kopsht, shkollë, qendër shëndetësore, supermarket, etj) por gjithashtu ka në fokus të gjithë ata elementë që i japin vlerë të shtuar dhe cilësi jetës urbane.

“Univers City” ju ofron klientëve apartamentin e duhur. Kjo edhe falë mundësisë së blerjes me kredi pa kolateral që kryhet nga  bashkëpunimi i Grupit BALFIN me banka të ndryshme në vend.

Në projektin më të ri në Tiranë opsionet janë të shumta dhe mundësitë për të blerë janë të hapura. Çmimet janë të favorshme dhe të arritshme për këdo. Me dëshirën për të sjellë më të mirën brenda të gjitha standardeve, “Univers City” po kthehet në destinacionin e familjes shqiptare.

Për më shumë detaje na vizitoni në  www.universcity.al

ATY KU NIS RRUGËTIMI I FAMILJES!

Vizito rrjetet tona sociale për të mos humbur ofertat tona të fundit