Univers City

Të blesh një shtëpi apo ta marrësh me qira?

Blerja ose marrja me qera e një shtëpie është një vendim i rëndësishëm që varet nga shumë faktorë. Ne po ju lehtësojmë këtë proces me disa këshilla të cilat do ju orientojnë drejt një vendimi të duhur.

Kur kërkoni një vend për të jetuar, pyetja e parë që i bëni vetes do ju ndihmojë edhe për pjesën tjetër të vendimmarrjes suaj. Blerja mund të jetë një investim i duhur për ju në pasuri të paluajtshme por kjo varet nga shumë faktorë:

Sa kohë keni në plan të qëndroni në të? Nëse keni në plan të zhvendoseni diku tjetër në pak vite, ndoshta marrja me qira është një alternativë më e mirë.

Çfarë sipërfaqe apartamenti mund të përballoni? Nëse nuk keni mundësi të investoni në një sipërfaqe të përshtatshme për ju dhe familjen tuaj, me mirë një apartament me qera, kështu edhe mund të kurseni.

Çfarë ofron tregu? Nëse ju e keni në mendje se si duhet të jetë shtëpia juaj ideale dhe tregu nuk jua ofron një të tillë, atëherë më mirë është të mos lidheni me një apartament me të cilin nuk jeni të kënaqur.

Ndërkohë për të përcaktuar se sa mund të shpenzoni për një shtëpi hidhini një sy buxhetit që keni. Nëse nuk e plotësoni këtë buxhet, shikoni mundësinë e një kredie dhe kujdes, kredia duhet të merret në monedhën që keni të ardhurat tuaja. Ndërsa kaloni në këtë proces shikoni edhe për çmime okazioni që mund të gjeni të listuara për apartamente të ndryshme.

Për ta pasur sa më të lehtë, kërkoni një agjensi imobiliare të mirë dhe një agjent i cili është i gatshëm të dëgjojë kërkesat që ti ke dhe ti plotësojë ato me gjetjen e apartamentit të duhur.

Pasi të keni parë të gjitha mundësitë dhe alternativat atëherë jeni gati për ti kthyer përgjigje vetes.

Të ble një shtëpi apo ta marr me qira?

ATY KU NIS RRUGËTIMI I FAMILJES!

Vizito rrjetet tona sociale për të mos humbur ofertat tona të fundit