Univers City

Univers City, aty ku nis rrugëtimi i familjes

Univers City, është qyteti më i ri që po ndërtohet brenda Tiranës duke u kthyer në një destinacion për të gjithë. Kompleksi ndodhet vetëm 2 minuta larg QTU- së dhe 10 minuta larg sheshit Skënderbej. Në Univers City ofrohen apartamente të mirë organizuar, me hapësirë dhe ndriçim natyral si dhe poste parkimi.

Por jo vetëm kaq, brenda kompleksit do të gjeni shkollë dhe kopsht publik, mbi 150 njësi shërbimi, qendër shëndetësorë, 10.500 m2 sipërfaqe të gjelbëruar, 6 fusha sportive, parku më i madh i lojërave brenda një kompleksi rezidencial, 14.500 m2 sipërfaqe rekreative për argëtim, transport çdo 3 minuta për në qendër si dhe siguri 24 orë.

Ndërtuar mbi një raport shumë të mirë çmim – cilësi – eksperiencë klienti, koncepti i “Univers City” vendos në qendër klientin. Jo vetëm nevojat e tij të rëndësishme por gjithashtu ka në fokus të gjithë ata elementë që i japin vlerë të shtuar dhe cilësi jetës urbane.

“Univers City” ju ofron klientëve apartamentin e duhur. Kjo edhe falë mundësisë së blerjes me kredi pa kolateral që kryhet nga  bashkëpunimi i Grupit BALFIN me banka të ndryshme në vend.

Në projektin më të ri në Tiranë opsionet janë të shumta dhe mundësitë për të blerë janë të hapura për të gjithë.

ATY KU NIS RRUGËTIMI I FAMILJES!

Vizito rrjetet tona sociale për të mos humbur ofertat tona të fundit