Veranda, strehëza e dashur për katërputroshët tuaj
Për banorët e apartamenteve është e vështirë të krijojnë një hapësirë të përshtatshme për nevojat e katërputroshëve të tyre, por veranda është pikërisht vendi i duhur për t’ua lehtësuar. Katërputroshët kanë nevojë për një zonë me hije ku mund të pushojnë, të qetësohen nëse është e nevojshme dhe të pinë shumë ujë për të qëndruar të hidratuar. Ja disa mënyra për të përshtatur verandën tuaj në strehëzën më të dashur për shokun tuaj me katër këmbë.
1. Bar artificial
Bari i artificial mund të sigurojë një vend të këndshëm për t’u shtrirë ose një vend të dedikuar për t’u çliruar. Është i butë dhe i rehatshëm. Ka disa opsione të barit artificial për nga madhësia, por pavarësisht se cilin zgjidhni, të kesh bar të artificial mund të gjelbërojë hapësirën tuaj duke përmirësuar edhe rehatinë për kafshën tuaj.
2. Pishinë për kafshët tuaja
Vecanërisht në vapën e verës, një nga mënyrat më të mira për të freskuar qenin tuaj është të vendosni në një cep të verandës pishinën e dedikuar për ta. Ato janë të madhësive të ndryshme, por ju zgjidhni dimensionin që i përshtatet hapësirës tuaj.
3. Vendosni shtratin e kafshës suaj në verandë
Qentë dhe macet duan një vend të këndshëm të rehatshëm për t’u shtrirë jashtë. Zgjidhni një shtrat rrjetë dhe të ngritur nga toka që të mund të marrin frymë lehtësisht për të eliminuar nxehtësinë e tepërt.
4. Kutia e rërës
Qentë e macet duan të gërmojnë. Është një aktivitet që mund t’i angazhojë ata mendërisht, veçanërisht në ditët e nxehta vere. Nëse qeni juaj pëlqen të gërmojë, pse të mos i bëni një kuti rëre për të luajtur? Një kuti rëre mund të jetë një shtesë e shkëlqyeshme në hapësirën e lojës në oborr për kafshët tuaja shtëpiake.
5. Veranda mund të kthehet në hapësirën e tyre të lojës
Vendosni një shesh lojërash në verandë që ju jep hapësirën të ndihen si në park. Zgjedhja e lojërave varet nga hapësira e verandës suaj.