Univers City

Aty ku nis rrugëtimi i familjes, Univers City

Nëse ju e keni në mendje se si duhet të jetë shtëpia juaj ideale dhe tregu nuk jua ofron një të tillë, Univers City është vendi i duhur, ku ju nuk gjeni vetëm apartamentin që kërkoni por edhe lehtësira pafund për blerjen e tij. Ju nuk keni nevojë të keni një kolateral që të mund të bëheni pjesë e Univers City, bashkëpunimi i grupit BALFIN me banka të ndryshme në vend ju jep mundësinë e blerjes me kredi pa kolateral. Lehtësirat e shumta në blerje kanë krijuar një komunitet shumë të bukur në Univers City pasi ky i fundit është një kompleks që ofron gjithçka në përmbushjen e kërkesave të çdo njeriu që është në kërkim të një shtëpie.

Apartamente të bollshme dhe me dritë. Sipërfaqe të organizuara që japin mundësinë e shfrytëzimit të të gjithë hapësirës. Cilësi e lartë ndërtimi dhe sistem kapot për një dimër të ngrohtë dhe një verë të freskët.

Në Univers City do të gjeni edhe lehtësira pafund me shërbime të shumta që ndodhen brenda kompleksit. Shumë pranë jush, ju keni supermarketin, palestrën, farmacinë, dyqane të ndryshme, lokale dhe restorante. Por jo vetëm kaq, ndërsa ju çlodheni pas një dite të lodhshme në punë, fëmijët tuaj mund të shijojnë fëmijërinë e tyre në ambiente të dedikuara për ta. Alternativa e duhur për një jetesë cilësore. Kompleksi ndodhet vetëm 2 minuta larg QTU- së dhe 10 minuta larg sheshit Skënderbej.

Univers City, është qyteti më i ri brenda Tiranës.

ATY KU NIS RRUGËTIMI I FAMILJES!

Vizito rrjetet tona sociale për të mos humbur ofertat tona të fundit